Ne i shikojnë në Kuvend, ose në Komisionet Parlamentare, ku shpeshherë përballën ashpër me njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë.

Por disa herë, politikanët tanë kanë njohje shumë të vjetër me njëri-tjetrin. Madje në kohën kur nuk ia kishin idenë politikës, por kaluan vitet më të bukura të jetës së bashku.

E kemi fjalën për periudhën e Gjimnazit. Besojeni ose jo, Saimir Tahiri, Jorida Tabaku dhe Ogerta Manastirliu kanë qenë shokë në një klasë në gjimnaz.

Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, studionte Saimir Tahiri, Ogerta Manastirliu dhe Jorida Tabaku.

Kujt ja merrte mendja që nga ajo klasë do të dilnin 3 politikanë shumë të njohur shqiptar.