Plot 11.5 tonë kanabis sativa janë zbuluar në një magazinë në Përmet.

Policia e shtetit në bashkëpunim me SH.Ç.B.A zhvilluan sot një operacion të madh antikanabis, ku zbuluan edhe magazinën e mbushur me drogë.

Magazina është zbuluar në fshatin Pagri në Përmet, ndërsa nuk dihet ende se në pronësi të kujt është.

Operacioni i madh antidrogë zgjati disa orë, ndërsa hetimet kishin disa kohë që kishin filluar.

Në operacion u angazhuan Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Operacioni po vijon për kapjen e personave të cilët kanë lidhje me këtë sasi të madhe droge.