SRI LANKA, 4 prill 2013 – Një specie e re e merimangave gjigande Tarantula, me madhësi sa fytyra e njeriut dhe të dallueshme nga ngjyra e tyre gri e çelët, u zbuluan nga hulumtuesit lokalë në veri të Sri Lankës, njoftoi kanali televiziv britanik Sky News. Kjo specie mori emrin Poecilotheria rajaei në nder të policit, i cili shoqëroi kërkuesit shkencorë gjatë ekspeditës së tyre nëpër xhungla.
Sipas fjalëve të njërit prej studiuesve, "këto merimanga janë shumë të rralla, pasi për shkak të shpyllëzimit numri i këtyre specieve u reduktua ndjeshëm dhe ato u detyruan të zhvendoseshin në shtëpi të braktisura". Helmi i tyre është i mjaftueshëm për të vrarë një shpend të vogël.





