Valixhja ngjyrë blu, brenda së cilës u gjet kufoma e një vajze 27-vjeçare, ishte hedhur në detin Adriatik nga nëna 48-vjeçare e vajzës së re.

Valixhja që tronditi opinionin publik në vendin fqinjë, u gjet në kanalin e Riminit në datë 25 mars.

Hetuesit, pas ditë të tëra hetimesh, arritën në konkluzionin se vajza e re kishte vdekur nga anoreksia, sëmundje nga e cila vuante prej vitesh.

Pasi e kishte qarë për disa ditë në shtëpi, nëna e saj e kishte mbyllur në valixhe dhe e kishte hedhur në det.

Më pas, 48-vjeçarja, që punonte si shërbyese në Itali, ishte kthyer në Rusi, vendi i saj i origjinës.

Dyshimet se trupi i gjetur brenda valixhes mund t’i përkiste vajzës 27-vjeçare, i lindën një miku të nënës së vajzës, i cili ndihmoi policinë të zbardhte identitetin e viktimës.

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu gruan të mbyllte trupin e vajzës së vdekur në valixhe dhe ta hidhte në det, në vend që t’i organizonte funeralin.