Fshati Kalachi në Kazkistan njihet ndryshe edhe si “Sleepy Hollow”. Në këtë fshat banorët shtriheshin për të fjetur dhe nuk mund të zgjoheshin nga gjumi për ditë të tëra me radhë. Kjo është një epidemi gjumi prej së cilës banorët e këtij fshati kanë vuajtur për gati tre vite.
Njerëzit përfshiheshin nga halucinacione të çuditshme, sidomos fëmijët, ku në një rast një vajzë kishte thënë se në vend të fytyrës së nënës shihte të djallit, ndërsa një fëmije tjetër i dukej sikur njerëzit rreth tij fluturonin. Tashmë misteri i këtij fshati duket se është zgjidhur.
Kjo gjendje e çuditshme dhe e veçantë, të cilën shumë persona e konsideronin edhe si sëmundje, duket se shkaktohej nga prania e një miniere të vjetër urani që ndodhej në zonë që nga koha sovjetike.
Prej saj prodhohej në nivele të larta monoksidi karboni, duke helmuar banorët. “Pas analizave të shumta mjekësore, studiuesit konfirmuan se monoksidi i karbonit është shkaku i epidemisë së gjumit në fshatin Kalachi”, tha për MailOnline Berdybek Saparbayev, zv.presidenti i Kazakistanit.
Tashmë që shkaku është i njohur banorët e Kalachi do të evakuohen dhe do t’u jepen shtëpi të reja.





