• Filmi i mbështetur në një temë intriguese, që u dedikohet qenieve të brishta, është një histori që tenton të eksplorojë marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave, përmes personazhit kryesor, Rikut, që luhet nga Ermal Mamaqi, i cili është një avokat divorcesh që ka probleme të mëdha me përkushtimin pas një lidhjeje serioze.

04 janar 2015 –  Është komedi romantike, titullohet “Femrat” dhe Ermal Mamaqi ka rol kryesor në këtë serial, që do të vijë në kinematë e Tiranës në fund të shtatorit. Ashtu si në jetë ku mbizotëron shprehja “Të tjerë duam, të tjerë na duan, me të tjerë përfundojmë”, këto dilema Ermali i përjeton në serialin e ri me titull “Femrat”, xhirimet e të cilit, pas 27 ditësh, sapo kanë përfunduar.

Filmi i mbështetur në një temë intriguese, që u dedikohet qenieve të brishta, është një histori që tenton të eksplorojë marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave, përmes personazhit kryesor, Rikut, që luhet nga Ermal Mamaqi, i cili është një avokat divorcesh që ka probleme të mëdha me përkushtimin pas një lidhjeje serioze.

Por jeta e tij e qetë në këto çështje kthehet përmbys, kur në mendjen e tij nisin të hyjnë shumë femra, që duket sikur kanë një qëllim të vetëm, ta fusin në grackën e tyre. Edhe pse situatat dhe të vërtetat përjetohen në atmosferën e një komedie romantike, në fund të serialit do të shohim që Riku ndonëse i shmanget, nuk mundet t’i shpëtojë dashurisë që gjithmonë del aty ku nuk e kërkon.

Pikërisht vajza e quajtur Ada në film dhe që njihet si modele, Enxhi Cuku. Pas një periudhe që qëndronte larg femrave, atij i bie në kohë pikërisht brunia e gjatë Ada, duke ia vënë këmbët në një këpucë. Pas publicitetet që producentët e filmit i kanë bërë këtij çifti në serial, ata kanë marrë mjaft komente nga fansat, të cilët i konsiderojnë një çift shumë të bukur dhe interesant, duke e tejkaluar edhe më shumë me shaka të tipit: “Ç’janë këto që bën Ermal, ti je dhe burrë i martuar!”.