14 nëntor 2015 – Pak ditë pasi në media u botua lajmi i prishjes së fejesës 5-vjeçare të Floriana Garos me milionerin Tedi Ngjela, duket se është zbuluar edhe arsyeja. Fillimisht u tha se kriza në çift erdhi si pasojë e udhëtimeve të gjata e të shpeshta të Florianës, e të tjerë thanë se Floriana e braktisi Tedin për shkak të karrierës. Por, në rrjetet sociale thuhet se shkak për prishjen e fejesës së çiftit ka qenë një tradhti e Tedit, gjë që detyroi moderatoren Floriana Garo t’i japë fund lidhjes.

Qarkullojnë zëra se Tedi Ngjela e ka tradhtuar me një vajzë brune nga Fieri, por që jeton në Athinë, e cila quhet Sofia Mitre dhe ka studiuar në një universitet amerikan në kryeqytetin grek. “Panorama” shkruan se aventura e Tedit me bukuroshen që jeton në Athinë ka qenë e gjatë, madje edhe Floriana e njeh mirë këtë vajzë pasi janë argëtuar bashkë në një lokal nate. Pas ndarjes me Florianën, nuk dihet nëse Tedi vazhdon të ketë lidhje me Sofian, pasi kjo e fundit është në një lidhje tjetër aktualisht.

/portali DurresLajm/