Tiranë, 7 shtator 2014 – Dhe pak ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të ri të "E diell". Jemi mësuar të shikojmë tre miqtë, Xhemin, Arbanën dhe Ledionin, që prezantojnë këtë format gjatë së dielës, por me sa duket këtë vit nuk do të jetë kështu.
Ornela Bregu do të jetë moderatorja e re e emisionit të "Top Channel". Prej kohësh, Ornela i ka munguar ekraneve si prezantuese dhe ka qenë pikërisht ky momenti për rikthimin. Tashmë ajo ka nisur provat për spektaklin, që këtë vit do të vijë me ndryshime. Nuk dihet ende se kush do të jetë partneri i saj në skenë. Mbetet për t'u parë nëse do të jetë përkrah Ledion Liços, apo organizatorët kanë menduar një tjetër emër krah Ornela Bregut.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





