Një vrasje tronditi Përmetin këtë të hënë. Një 28-vjeçar u qëllua me çifte nga një 65-vjeçar, me të cilin rezulton të jenë edhe në një lidhje krushqie.
Elidjan Pashaj humbi jetën, ndërsa pas njoftimit nga banorët e fshatit Topojan për krimin e ndodhur, policia vuri në pranga Kutjim Bejollarin me banim në Durrës.
Policia thotë se gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit mes tyre. Viktima dhe autori i krimit kanë pasur një debat në lidhje me një kullotë.





