Nëse do ishte një njeri i thjeshtë, nuk do t'i bënte përshtypje askujt udhëtimi i tij me motor në mesnatë.

Por në momentin që ka hequr kasketën motoristi i ka habitur të gjithë. Ishte vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kishte hequr veshjen zyrtare dhe me një motor dhe kasketën në kokë ka bërë një xhiro në kryeqytet.

Nuk dihet nëse ishte një xhiro për qejfin e tij apo një kontroll rutinë për të parë situatën në Tiranë, por këto foto të publikuara nga “Newsbomb” nuk iu kanë shpëtuar syrit të njerëzve në rrugë.

Ai nuk e ka hequr kasketën nga koka deri në momentin që ka ndaluar dhe aty është bërë e mundur edhe njohja e tij.