Mbetjet e një anijeje të lashtë që u mbyt 2500 vjet më parë pranë ishullit Kythera, Greqi u zbuluan gjatë një studimi detar për ndërlidhjen nënujore Kretë-Peloponez.

Gjatë vëzhgimit të Detit Egje, i cili u zhvillua në vitin 2019, Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (OPTE) u ndesh me shumë objekte të lashta, të cilat më vonë i çuan drejt anijes së mbytur të mallrave.

Mbetjet ishin 728 metra nën sipërfaqen e ujit, midis Neapolis, një qytet i vogël në Greqi dhe Kythera, gjë që tregon se mund të ketë patur një tregti të zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore.

Kuverta e anijes ishte e mbuluar me kavanoza të lashta që kanë origjinën nga Korfuzi, Skopelos dhe Kios (ishujt që rrethojnë Greqinë).

Shkencëtarët e Qendrës Helenike për Kërkimet Detare përdorën anijen e tyre oqeanografike “Egean” të pajisur me një automjet nëndetëse me telekomandë, të njohur si MAX ROVER, për të investiguar anijen dhe thesaret e saj, e cila u zhvillua në shtator.

Duke përdorur teknologjinë e tyre nënujore, ekipi gjeti gjithashtu enë balte, një grup enësh tavoline duke përfshirë një amforë me fund të sheshtë, si dhe një panel peshku dhe dy skafanda.

Studiuesit po punojnë për një imazh 3D të anijes që pritet të japë një pamje më të qartë të madhësisë së saj dhe vëllimit të ngarkesës.