DURRËS, 29 TETOR 2014–  President i Fifa-s, Sepp Blatter zbuloi emblemën e Kupës së Botës 2018, që do të zhvillohet në Rusi, me ndihmën e një grupi kozmonautësh. Ndërsa zbuloi logon zyrtare të Botërorit të ardhshëm në televizionin shtetëror rus, Blatter tha se ajo tregon zemrën dhe shpirtin e Rusisë.

Logoja u prezantua më pas nga një ekip i 3 kozmonatuëve rusë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. “Të shohim Kupën e Botës në vendin tonë, ishte një ëndërr për të gjithë ne”, – deklaroi kozmonautja Elena Sarova. Njëkohësisht me shfaqjen e logos në Televizion, ajo u projektua në teatrin Bolshoi të Moskës si pjesë e një spektakli me drita. Emblema e Rusi 2018, përmban trofeun e Kupës së Botës me ndërthurjen e ngjyrave të kuqe dhe blu, që përfaqësojnë dhe flamurin rus. Më herët gjatë një vizite në stadiumin Luzhniku presidenti i Fifa-s Blatter i shoqëruar nga presidenti rus, Putin, Ministri i sporteve Vitali Mutko dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobvanin, përsëriti qëndrimin e tij kundër cdo bojkoti ndaj Kupës së Botës në Rusi, ide e hedhur për shkak të politikës së jashtë ruse, duke deklaruar se kjo do të ishte dicka e papërshtatshme për një event sportiv.