Autoritetet në Hong Kong arritën të zbulonin rastin më të madh të mashtrimit me kriptomonedha ku ishin përfshirë 1641 investitorë me fonde prej 1.2 mld dollarësh. Pas hetimeve 8 persona janë arrestuar për mashtrim me platformën JPEX, ndërsa janë ngrirë llogaritë bankare me 15 mln dollarë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Letrave me Vlerë të Hong Kongut lëshoi një paralajmërim publik kundër përdorimit të JPEX si një platformë e parregulluar e kriptomonedhës që nga ana tjetër pretendon se vepron sipas rregullave lokale.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee tha se rregullatorët do të “monitorojnë situatën nga afër dhe do të sigurojnë që investitorët të jenë të mbrojtur. Hong Kongu po rregullon sektorin e paqëndrueshëm të kriptomonedhave përmes një regjimi të detyrueshëm licencimi për shkëmbimet e centralizuara, pasi kërkon të zhvillojë në mënyrë të sigurt këtë indsutri duke u bërë një qendër globale.