SHBA, 20 shkurt 2013 – Roboti eksplorues i planetit Mars, “Curiosity”, zbuloi rishtasi një objekt të çuditshëm në planetin e kuq, të ngjashëm me një pjesë të ndonjë aparati, të ngecur në një gur.
Fotot e marra nga kamerat e robotit mundësojnë dallimin e dy objekteve që me hamendje mund të jenë pjesë e një mekanizmi. Megjithatë, shkencëtarët e NASA-s deklaruan se ka të ngjarë që objekti i fiksuar në foto të jetë një copë shkëmbi i gërryer nga era.
Sipas të gjitha gjasave nuk do të kryhet ndonjë studim i hollësishëm i objektit, pasi është e vështirë të arrihet deri tek ai.