1 tetor 2015 – Zbulohet në Tiranë një fabrikë që shërbente për ambalazhimin e sheqerit duke falsifikuar marka të ndryshme të njohura.
Seksioni kundër Krimir Ekonomik e Financiar vuri në pranga pronarin e fabrikës, 47-vjeçarin Mirat Vllacaj, banues në Tiranë, në garazhin e të cilit policia 800 kg kafe “Bon Bon”.
Ndërsa në katin e parë, u konstatua një fabrikë për ambalazhimin e sheqerit duke falsifikuar marka të sheqerit si “Lori kafe”, “Ili Kafe”, ”Moncafe”,”Rotolo Kafe”,”Harley Kafe”,”Caffe antico”,”Caffe Serrani”,”Lavazza” etj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11.234 kg sheqer dhe e gjithë sasia e kafesë “Bon Bon”.
Ndaj 47-vjeçarit rëndojnë 4 akuza: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
/portali DurresLajm/





