2 gusht 2015 – Babai dhe nëna e një familjeje janë vënë në pranga, ndërsa 4 djemtë e tyre janë shpallur në kërkim për prodhim lëndësh narkotike dhe mbajtje të armëve te ftohta.

Operacioni i koduar “Verë 2015″ në zonën e Paskuqanit në Tiranë ka çuar në arrestimin e dy bashkëshortëve Selim dhe Nafije Llani, si dhe dy të afërmve të tyre Klevin dhe Sadik Llani, ndërsa në kërkim janë shpallur katër djemtë e çiftit të arrestuar, Ethem, Dashamir, Fatjon dhe Ilir Llani.

Policia e Tiranës deklaron se në banesën e Ethem Llanit, të shpallur në kërkim, u gjet 1 kg e rreth 200 gramë heroinë si dhe rreth 913 gramë kanabis sativa, fara të kanabisit si dhe 38 copë fishekë, një ganatë së bashku me ndezësin, telefona celularë si dhe një sasi e vogël eurosh dhe lekësh.

Ndërsa në banesën e Sadik Llanit, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë dhe një sasi të vogël kanabisi.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/