2 shtetas janë proceduar në Lushnjë pasi organizonin në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e basteve sportive përmes celularëve.

Policia zbuloi një lokal ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm dhe ku u proceduan 2 shtetasit: F.Xh., 58 vjeç dhe B.L., 49 vjeç të dy banues në Lushnjë.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Vijojnë kontrollet në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Zbulohet 1 tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë. Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. L., kanë konstatuar shtetasit F. Xh., në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Xh., 58 vjeç dhe B. L., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen N. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.