Një predhë që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Frakull të Fierit.

Predha ka një gjatësi 129 cm dhe peshon rreth 3 kuintal.

Ajo është gjetur në zonën e liqenit te Frakullës së Madhe nga banorë të zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar Ministrinë e Mbrojtjes.

Forcat e ushtrisë kanë rrethuar zonën. Mendohet se predha është hedhur gjatë pushtimit të Italisë nga Aviacioni italian.