KROACI, 28 mars 2013– Policia kroate me ndihmën e Europolit, ka zbuluar dhe ka mbyllur shtypshkronjë ilegale për para dhe arrestoi 18 njerëz të dyshuar për shtypje dhe distribuim të banknotave të rreme prej 50 eurove.

Operacioni ka filluar në tetor të vitit 2012, ndërsa rreth 150 policisë dje kanë marrë jesë në aksionin në Bjelovar, Çakovec, Koprivica, Varazhin dhe Zagreb.

Shtypshkronja ka qenë në Bjelovar, thuhet në kumtesën e dërguar sot nga Europoli. Janë sekuestruar pajisje për shtypshkronjën dhe 3.600 banktona të falsifikuara prej 50 eorve dhe 63 faqe banknota të paprera prej 50 stërlinave