Edhe pse duket sikur bota po e merr veten nga pandemia, nuk mund të themi akoma që mund të kemi dale nga “kthetrat” e kësaj flame të mallkuar.
Së fundmi, në Vitenam është zbuluar një variant i ri i koronavirusit. Bëhet me dije se mutacioni është me origjinë të përzier mes variantit britanik dhe atij indian, dhe është i transmetueshëm në ajër.
Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long ka thënë më 29 maj se virusi është vërejtur te pacientët lokalë. Varianti vitnamez i cili duket sikur nuk ka emër, ka një ngjashmëri shumë të madhe me variantin indian, i cili ka mutacione që fillimisht janë identifikuar te varianti britanik, ka thënë ai.
Testet laboratorike kanë sugjeruar se varianti vietnamez riprodhohet jashtëzakonisht shpejt, ka thënë Long.





