Një lloj telefoni i jashtëzakonshëm 2.137-vjeçar është nxjerrë nga varri i një gruaje të re në Atlantis, në Rusi. Në fakt, telefoni celular është bërë nga lloje të ndryshme gurësh të çmuar disa ngjyrësh. Arkeologu Dr. Pavel Leus tha: “Varrimi i Natashës me një telefon celular të epokës Hunnu (Xiongnu) mbetet një nga zbulimet më interesantet në këtë vend varrosjeje.”

Gjetja është nxjerre nga nekropoli Ala-Tey në të ashtuquajturin detin Sayan, një rezervuar gjigant në rrjedhën e sipërme të digës Sayano-Shushenskaya, termocentrali më i madh i Rusisë, në republikën malore ruse të Tuvas.

Në fakt, gruaja e lashtë që jetoi para lindjes së Krishtit këtë objekt me pamjen e një telefoni modern e përdorte si togëz për rripin.