Presidenti i dorëhequr i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë për herë të parë para Gjykatës së Hagës më 9 nëntor pas konfirmimit të aktakuzës.
Më parë ai kishte shkuar në Hagë për t’u marrë në pyetje ose për të dëshmuar teksa Gjykata Speciale ka caktuar edhe orën.
Përfundimisht Thaçi për herë të parë del para Gjykatës Speciale të hënën më 15:00 si i akuzuar për krime lufte si ish-drejtues i UÇK.





