Ashtu sic e kishin paralajmëruar, opozita do të protestojë ditën e hënë, teksa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK, për kufizimin e lirisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se protesta do të mbahet në orën 11:30, para Kryesisë së Kuvendit, rreth 30 minuta para se të mblidhet Këshilli i Mandateve.
Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha kishte paralajmëruar për një përshkallëzim të aksionit opozitar, deri në mosbindje civile.