Përtej mosmarrëveshjeve dyvjeçare dhe debatit për pikën e famshme 88, drafti përfundimtar për Reformën në Drejtësi reflekton edhe një pakt gjysmë të padukshëm mes palëve, me sa duket për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia e re.

Projekti kushtetues, i cili pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar, i vesh deputetët e Parlamentit Shqiptar me imunitet para drejtësisë së re.

“Shqiptarja.com” shkruan se drafti që ka hyrë në procedurë parlamentare kufizon veprat penale, konsumimi i të cilave çon në arrestimin e menjëhershëm të deputetit.