Zaimina Vasjari pritet të sjellë në jetë shumë shpejt fëmijën e saj të parë. Këngëtarja e njohur vetëm disa më parë e ka pranuar lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një vajzë, pas afro dy muajsh. Por teksa Zaimina na ka treguar detaje nga shtatzënia e saj, shumë pak prej nesh e njohin partnerin e këngëtares.

Ajo gjithmonë e ka mbajtur atë “sekret”, pa postuar asnjëherë foto me të. Babai i foshnjës që pritet të vijë në jetë quhet Klodian Asllani, dhe “Jeta Osh Qef”, ka publikuar disa foto të reja të biznesmenit. Në profilin e tij në Instagram, nuk mungojnë like-t nga partnerja, Zaimina.