Ka 20 vite në ekran dhe po kaq vite që na ka mësuar me faktin që kuriozitetin tonë të mos e shtrijmë përtej jetës së saj profesionale.

Por mesa duket, stërmundimi i gazetares dhe moderatores së njohur Eni Vasili, që jetën e saj private të mos e ndajë me të tjerët, por ta mbajë vetëm për vete, në një moment të caktuar, ka dështuar.

Miqtë pranë Enit rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.

Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndihej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Dhe kështu fitoi ajo, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë si bashkëshortë, ata kanë konsoliduar një familje model.

Marrë me shkurtime nga Panorama Plus