6 mars 2015 – Belen Rodriguez, show-girl-i i njohur i spektakleve italiane ka kaluar një natë të tërë vetëm me kryeministrin italian Silvio Berluskoni, por pa bërë asgjë ama. Kjo e fshehtë e re e kryeministrit është zbuluar nga vetë kavalieri italian në një telefonatë të 2 janarit të vitit 2009 me sipërmarrësin Gianpaolo Tarantini, që është nën hetim nga prokuroria e Barit. Sipërmarrësi barez akuzohet se i ofronte seks me vajza të reja bukuroshe, kryeministrit Berlusconi, për të përfituar të mira e punë publike. Emri i bukuroshes argjentinase doli në pah përmes përgjimeve të telefonatave, të bëra publike në emisionin e njohur të Mediasetit “Scherzi a parte”. Në këtë telefonatë me Tarantinin, kryeministri italian rrëfen pasionin e tij për bukuroshen Rodriguez. Gjatë telefonatës me Tarantinin, Berluskoni shprehet kështu. 

“Dëgjomë. Thuaji Belenës që unë kam shprehur gjithnjë vlerësimet e mia më të larta për bukurinë e saj në pamje, por edhe si grua”. Këto fjalë që kanë dalë në pah gjatë hetimit të prokurorisë së Barit, kavalieri i ka thënë një muaj pasi Belén Rodriguez ishte ndarë nga futbollisti i Milanit, Marco Borriello me të cilin kishte një lidhje 2-vjeçare. Por, historia shkon më tej, pasi ditën e ndarjes së show-girl-it nga i dashuri i saj, në 3 janarin e 2009-ës, Berlusconi i kishte telefonuar asaj, duke i propozuar prezantimin e emisionit “Scherzi a parte”. 

Telefonata mes Berluskonit dhe Rodriguez:

Belén: Mirëmbrëma, si je?

Berluskoni: Si jam? (Qesh). Jam mirë, kalova një vit fantastik. Ty si po të ecën? Dëgjo, me të dashurin tënd përfundoi gjithçka?

Belén: Për momentin po, nuk e di, por ndihem shumë e qetë.

Berluskoni: Epo mirë, dëgjo, e pe këtë programin “Scherzi a parte” në Mediaset, të pëlqen?

Belén: Po si nuk më pëlqen? Programi më i mirë, jam shumë e befasuar dhe e lumtur njëherësh.

Berluskoni: Atëherë, mund ta marrësh me mend se kush e bëri propozimin, dhe si e çfarë tha për ty.

Belén: Po, sigurisht që e mora me mend, dhe nëse kisha ndonjë mëdyshje të vogël, tashmë kam konfirmimin par excelence.

Berluskoni: (Qesh) Edhe pse pata shumë presione nga Briatore për të vënë si drejtuese dashnoren e tij, që ishte e fiksuar, m’u desh të bëja presion dhe u thashë se ti ishe vajza, gruaja e duhur për momentin që gëzon shumë popullaritet. Madje është një moment për të reklamuar edhe aftësitë e tua.

Belén: Nuk do të të zhgënjej, edhe pse do më duhet të bëj shumë gjëra.

Pak ditë pas kësaj kësaj bisede me bukuroshen argjentinase një nga femrat më të pëlqyera nga publiku italian, kryeministri Berluskoni i telefonoi Tarantinit, të cilit i shfaqi mërzinë e tij për shpërthimin në media të lajmit, të dashurisë së re të Belén Rodriguez me fotografin Fabricio Korona.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/