Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015-s.
Sipas deklarimit të pasurisë, një kopje të të cilit e ka publikuar “Panorama Online”, ai vitin e kaluar ka shlyer 720 mijë lekë nga kredia, ndërkohë që ka për të shlyer edhe 5.8 milionë lekë.
Të ardhurat nga paga për vitin 2016, Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milionë lekë dhe 1 mijë euro.
Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.
Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.





