Zbulohet pista e hetimit të policisë për pakot me pjesë të kallashnikovit që u tentua të trafikohej drejt Britanisë.
Pasi arrestoi sot dërguesin në operacionin “Delivery”, Saimir Çullhaj, nga Shijaku, policia ka më të qartë tashmë qëllimin e dërgimit të armës në Britani.
Sipas hetimeve, dyshohet se Çullhaj, i dënuar më parë për trafik narkotikësh, bën pjesë në një grup të strukturuar kriminal në Britani që shpërndan drogë.
Dhe pikërisht arma iu duhej pjesëtarëve të organizatës kriminale për t’u mbrojtur. Ndërkohë, policia ende nuk e ka kapur bashkëpunëtorin e Çullhajt, një shtetas nga Durrësi, i cili është shpallur në kërkim.





