Të tjera detaje dalin në lidhje me një makinë tip “Audi” që u raportua një ditë më parë e vjedhur në qytetin e Durrësit.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një vjedhje të pastër, por për diçka tjetër. Sipas burimeve policore, mësohet se makinën e ka marrë një person, të cilit, pronari i makinës shtetasi H.M. 55 vjeç, i kishte borxh një shumë parash dhe nuk ia kishte kthyer.

Personi që akuzohet se e ka marrë mjetin për shkak të borxheve është shtetasi S.B., 44 vjeç, banues në Durrës. Ai ka vajtur dhe e ka marrë “Audi”-n në momentin kur ishte i parkuar pranë dyqanit të pronarit.

Ndaj tij kanë nisur procedurat penale në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.