Një fakt interesant është zbuluar: që në pjesën më të madhe të rasteve, zogjtë përplasen me motorin e majtë të avionëve. Dhe kjo nuk ndodh rastësisht.

Pas punës kërkimore dhe statistikore të një eksperti të aksidenteve ajrore, Richard Dolbeer, u arrit në konkluzionin se zogjtë janë të tërhequr nga ngjyra e kuqe dhe pikërisht në anën e majtë të avionëve ndodhet drita e navigimit.

Eksperti ka analizuar 9000 episode të incidenteve ajrore të shkaktuara pikërisht nga impakti i zogjve me mjetin fluturues, duke çuar në rezultate mjaft të rëndësishme.

Pasi tani u kuptua shkaku, mund të merren masat për ndryshimin e normave të sigurisë ajrore.