Policia e Durrësit ka zbardhur vjedhjen e një banese duke vënë në pranga hajdutin si dhe personin tjetër që ka blerë sendet e vjedhura.

Pre e hajdutit ka rënë banesa në lagjen nr.8 të qytetit në pronësi të shtetasit P.M., ndërsa policia arrestoi dy të rinjtë: Eldison Shqarthi 28 vjeç dhe Reshit Xhangolli 32 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, Eldison Shqarthi është autori i vjedhjes, i cili më pas materialet e vjedhura ia ka shitur shtetasit Reshit Xhangolli.

Ndaj Shqarthit rëndon akuza e “Vjedhjes”, ndërsa ndaj Xhangollit “Përvetësimi i parave ose i mallrave të vjedhura”.