3 qershor 2014 – Një planet i ri që është 7 herë më i madh se Toka ka marrë emrin Toka e Goxillave! Shkencëtarët besojnë se “Mega Toka” gjigante që ndodhet 4,5 bilion vite dritë nga Toka ka potencialin për të mbajtur jetë në të, megjithëse nuk dihet e çfarë lloji. Planeti i gurtë, Kepler-10c, i pari i llojit të vet, besohej se nuk mund të kishte potencialin për të pasur jetë.
Për këtë shkak zbulimi ka shokuar shumë persona. Zbulimi u deklarua sot nga një grup nga Qendra Smithsoniane në Harvard, Washington D.C.
“Gjetja e Kepler – 10c na tregon se planetët shkëmbore mund të formohen shumë më herët se sa kemi menduar, dhe në qoftë se ju mund të bëni shkëmbinj, ju mund të bëni jetën",- thonë shkencëtarët.
Planeti , i cili është i përbërë krejtësisht nga llava , mund të jetë 11 miliard vjeç, pothuajse sa dyfishi i Tokës. Kepler – 10c, siç sugjeron emri, është zbuluar nga Agjensia Hapësinore e SHBA, Kepler teleskop.
Interesante është mosha e yllit, rreth 11 miliardë vite i vjetër, e cila shkon në fillimet e evolucionit të universit , kur pasardhësit e shpërthimit të yjeve nuk kanë pasur kohë për të bërë elementet e rënda të nevojshme për të ndërtuar planetët shkëmbore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





