Policia ka arritur të parandalojë sot vrasjen e tre personave në një lokal në Pogradec dhe ka arrestuar në flagrancë autorin.
Në pranga ra 35-vjeçari Lorenc Kuqo, me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe bashkëpunëtori i tij N.M. 31 vjeç.
Kuqo kishte planifikuar të vriste në një lokal personin me inicialet L.T. dhe dy nipërit e tij D.M. dhe E.M., pas një konflikti për motive të dobëta. Konflikti është ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia.
Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes në një lokal, çka mund të rrezikonte edhe jetën e personave të tjerë frekuentues të lokalit.
Policia sekuestroi një kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë.





