Pas përfundimit të ndeshjes së javës së 36-të kundër Egnatias, Teuta ka marrë pushimet. Stafi teknik ende nuk dhënë një datë për rikthimin e lojtarëve në terrenin stërvitor. Gjithsesi, drejtuesit e kanë një plan se kur skuadra mund të rikthehet në fushë dhe kjo gjë pritet të ndodhë nga fundi i muajt qershor. Sipas parashikimeve të bëra, Teuta do të stërvitet për rreth 20-25 ditë në Durrës, për të vijuar më tej fazën intensive. Këto ditë pushim po shfrytëzohen si duhet nga futbollistët dhe stafi, sepse më pas do t’i përvishen përsëri punës.
Momentalisht nuk ka asnjë lëvizje në hyrje, ndonëse Teuta ka nevojë për përforcime cilësore në çdo repart. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e madhe. Teuta ka piketuar të paktën disa përforcime në merkaton e verës, si mundësinë më të mirë për të qenë një ekip më i mirë se ai një viti më parë në Kategorinë Superiore. Merkato është hapur dhe po punohet për përforcime në çdo repartet, nga porta në sulm.





