Zbulohet një domus i ri midis Forumit Romak dhe Kodrës Palatine në Parkun Arkeologjik të Koloseut.
Domusi shtrihet në disa kate, dhe karakterizohet nga të paktën tre faza të ndërtimi, që datojnë midis gjysmës së dytë të shekullit të dytë para Krishtit dhe fundi i shekullit të parë para Krishtit. I shpërndarë rreth një kopshti, domusi ka si dhomë kryesore, një sallë banketi që imiton një shpellë.
Ajo që e bën zbulimin të jashtëzakonshëm është zbulimi, në këtë dhomë, i një muri të jashtëzakonshëm me të ashtuquajturin mozaik “rustik”, i cili, për shkak të kompleksitetit të skenave të paraqitura dhe kronologjisë, është i pashoq. Përbëhet nga guaska të llojeve të ndryshme, tesera blu egjiptiane qelqi të çmuar, copëza të vogla mermeri të bardhë apo lloje të tjera gurësh.
Ky mozaik daton në dekadat e fundit të shekullit të dytë para Krishtit. “Ky është një zbulim i rëndësishëm,” thotë Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Koloseut, Alfonsina Russo.
Gërmimet arkeologjike do të përfundojnë në fillim të vitit 2024 dhe më pas do të punojmë intensivisht për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur këtë vend, një nga më emocionuesit në Romën e lashtë, të aksesueshëm për publikun”, shtoi ajo.
Nuova importante scoperta nel Parco archeologico del Colosseo: una lussuosa domus con uno straordinario mosaico del II secolo a.C. L'intervista con la direttrice @alfonsinarusso_ @parcocolosseo @mic_italia Di Anna Longo #GR1 pic.twitter.com/MYagqLYZjs
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) December 12, 2023