RUSI, 27 shkurt 2013– Zbulohet prania e mishit të kalit në salçiçet e tregtuara në Rusi. Analizat e ngarkesës së salçiçeve të importuar nga Europa, të cilat u kryen në Institutin Shtetëror Shkencor rus konstatuan praninë e ADN-së së kuajve në salçiçe.

Sipas të dhënave paraprake, salçiçet janë prodhuar në një kombinat ushqimor në Austri. Së shpejti do të zbulohet se në cilin kombinat konkretisht dhe nëse është përgatitur baza materiale për tërheqjen e produkteve nga tregu apo jo.

Skandali lidhur me zbulimin e pranisë së mishit jo cilësor të kalit në produktet gjoja me mish viçi shpërtheu në Europë muajin e kaluar.