Teuta triumfon ndaj kryesuesve dhe në fund kanë qenë drejtuesit e klubit që kanë menduar të shpërblejnë mundin e skuadrës.
Për tri pikët e marra ndaj Vllaznisë presidenca ka shpërblyer skuadrën me 10 mijë euro. Sa u përket të veçantave të ndeshjes në përgjithësi, arbitri i katërt, Arbër Zalla, ka pasur shumë punë dje.
Atij i duhej të përballej me ankesat dhe irritimet e shkodranëve në lidhje me vonesat e shkaktuara nga vendësit, por edhe për vendimet e marra nga kryesori Enea Jorgji në disa raste.





