Ish-kryeministri Fatos Nano ngjalli shumë reagime pas shfaqjes krahë regjisorit dhe producentit Drilon Hoxha, që u bë shumë i njohur me filmin e tij aksion “Drejt fundit”, ku ai bëri bujë me rolin e Çimit (apo Bosit, siç u bë virale një pjesë e filmit). Të gjithë nisën të flasin për Fatos Nanon si aktori më i ri.
Por i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC News”, u zbulua nga vetë Driloni se në fakt pjesëmarrja e Fatos Nanos në filmin e ri nuk do të jetë si aktor, por ai do t’i ndihmojë ekonomikisht, në një formë sponsorizimi, aktorët që duan të realizojnë një film shumë të mirë dhe të ketë më shumë bujë, se ky që tani e fitoi vëmendjen e publikut, shkruan Blitz.al.