1 gusht 2013 – Policia greke ka zbuluar një rrjet trafikimi të drogës, që përbëhet nga mëse 30 vetë, për të cilët është krijuar dosja hetimore.
Janë vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve 9 shqiptarë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 krerët e organizatës. Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës nga 22 deri në 38 vjec dhe 4 prej tyre vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të Greqisë. Nga kontrolli që policia bëri në banesat e të arrestuarve gjeti 8 kg kanabis, 1.5 kg përbërje kimike të paidentifikuar, peshore elektronike dhe 32 telefona celularë. Të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurorinë e Patras, ndërsa policia vazhdon hetimin për identifikimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit.
Zbulohet rrjeti i drogës, mes të arrestuarve 9 shqiptarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Jam keq”/ Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ajo refuzon
“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Egla Ceno nuk lë gjë pa thënë ndaj Luiz Ejllit
Banorët sërish në protestë kundër projektit TID Durrës





