Policia e Tiranës ka shkatërruar një rrjet kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.

Finalizimi i operacionit të koduar “Free Time” nga policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka çuar në pranga 6 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një është proceduar në gjendje të lirë.

U arrestuan:
-M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)
-M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)
-D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)
-R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)
-K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit” (Neni 300)
-D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Është proceduar në gjendje të lirë:
-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë

Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh.

Prostitucion në grup për 50-100 euro

Policia thotë se është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

Grupi u kap në hotel

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion te shtetësja T. Gj, dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip “Hyundai”

-4 aparate telefonik,

-20000 lekë të rinj,

-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.