Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako nuk tregoi para mediave çështjen konkrete për të cilën sot rreth orës 11:00 u paraqit në SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë.
Por sipas mediave, Çako është marrë në pyetje për një çështje që ka të bëjë me procedurat e rindërtimit ku po hetohet për vepra të ndryshme penale dhe për të cilën Çako ka dijeni.
Sipas informacioneve, ka një hetim penal në lidhje me procesin e rindërtimit jo vetëm për shkelje të barazisë në tendera. por edhe në dyshime për korrupsion.