Zbulohet ‘misteri’ i dhuratës që presidentja e Top Channel-it, Vjollca Hoxha, i bëri të bijës, Lorit, që brenda pak orëve qarkulloi në të gjithë mediat rozë, ku aludohej rreth saj dhe kuptimit që mbarte mesazhi në të.
Lori Hoxha ka publikuar një foto në “SnapChat” ku zbulon “misterin” e dhuratës dhe thënies “Qëndroni së bashku”.
Ajo është një kapëse për letrat dhe pasi ka lexuar portalet e ndryshme, Lori ka shkruar: “Të lumtë kapëse, ia dole të jesh kryeartikull”, ka shkruar Lori krahas fotos.






