23 gusht 2014 – Për të ikur nga armiku, hardhucat mund të heqin bishtin, i cili pastaj rritet sërish. Shkencëtarët amerikanë kanë identifikuar gjenet që lejojnë rigjenerimin e bishtit dhe shpresojmë se kjo do të ndihmojë në mundësinë e rinovimit të gjymtyrëve të njeriut.
Ata analizuan rreth 23 mijë gjene në bishtat e këputur të anolëve të verdhë dhe gjetën të paktën 326 gjene (përfshirë ato që janë përgjegjëse për shërimin e plagës, rregullimin e hormoneve dhe zhvillimin e muskujve dhe indeve të eshtrave) në vende të veçanta në bisht që ishin aktive gjatë regjenerimit, raporton Huffington Post.
Këto gjene krijojnë qelizat amë (që mund të zhvillohen në çdo ind) që bashkohen në një "grup pune". Si rezultat, trupi i hardhucës reagon në mënyrë fleksibile ndaj lëndimeve dhe i shëron ato.
Shumë nga këto gjene ka njeriu, e kjo rrit shpresat se njohuritë e sapo fituara mund të aplikohen në mjekësinë rigjeneruese.
“Rigjenerimi nuk kryhet shpejt. Për rigjenerimin e bishtit të hardhucës duhen më shumë se 60 ditë”, thonë studiuesit, të cilët janë optimist se studimi mund të ndihmojë në gjetjen e metodave të reja të trajtimit të keqformimeve kongjenitale, lëndimit të palcës kurrizore dhe ndoshta artritit.





