Preng Gjini, mësohet se ishte shënjestra e shpërthimit me minë të telekomanduar këtë mbrëmje në kryeqytet. Prengu eshte vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar kohë më parë ne Rreshen, më 19 gusht 2019.

Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e tij. Saktësisht, ngjarja ka ndodhur mbi urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Kush ishte Armando (Tonin) Gjini?

Në maj të 2019-s, Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

Ai lajmëroi menjëherë autoritetet për këtë gjë, të cilët e spostuan në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Në atë kohë Tonini u shpreh se nuk kishte konflikte me asnjë njeri, por mediat raportonin se ai ishte ushtari i Met Kananit, baronit të drogës.

45-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të 2018 si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

Met Kanani njihet si baroni shqiptar i drogës. Ai është përfolur edhe nga mediat turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e një rrjeti traifkantësh.