Aashtu siç u njoftua disa ditë më parë, aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian.
Sipas mediave turke aktori do të paguhet plot 100 mijë euro për çdo episod të ri të “Sandokan”.
Xhirimet për këtë produksion do të nisin në verë ose vjeshtën e vitit 2021.
Pas aktorit, Çağatay Ulusoy, i cili ka një kontratë me “Netflix”, Can Yaman bëhet aktori i dytë më i paguar turk.





