Trageti “Bridge” i linjës Durrës-Bari e Durrës-Ankona, është shkaktar i ndotjes së plazhit të Durrësit në 5 nëntor të vitit 2015. Më këtë konluzion ka dalë prokuroria e përgjithëshme, pas hetimit që ka zgjatur plot dy vjet. Nën akuzë janë vënë kapiteni i anijes dhe pronari i saj.

Ndotja masive e plazhit në 7 nëntor

Nga subjekte ende të panjohur është ndotur masivisht nga hidrokarburet, vija bregdetare e plazhit të Durrësit nga “Iliria” deri tek Hekurudha në nje gjatesi  rreth 2.5 km.

Rreth mesditës banorët e plazhit janë tronditur nga ndotja e ujit, dhe era e rëndë që shpërndahet në ajër për shkak të sasisë së madhe të hidrokarburit të derdhur. Brezi i rërës dhe detit në disa metra thellësi është ndotur nga hidrokarburet të derdhura, në formë mishele,  në mënyrë misterioze deri tani. Ndotja më e madhe rezulton në sektorin “Hekurudha” për të vazhduar deri te “Teuta". Deri në mbrëmje grupi hetimor verifikoi dy anijet që qëndrojnë në radën e jashtme të portit të Durrësit, por rezultoi se asnjë prej tyre nuk kishte derdhur mbetje në det. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë ndotje masive në plazh. Dyshohet se ndonjë anije e ka bërë qëllimisht derdhjen në det të mbetjeve të saj dhe dallgët i kanë sjellë deri në breg. Pista tjetër është ajo e një defekti të mjeteve të lundrimit, që kanë ndotur aksidentalisht bregdetin.

Gjatë  ditës së sotme, ka verifikuar dokumentacionin e disa prej anijeve në portin e Durrësit. Fillimisht grupi hetimor që kryesohet nga inspektorët e policisë kufitare, në përbërje të të cilit janë prokurorë, inspektorë të mjedisit,të kapitenerisë drejtorisë detare, e specialistë të detit, është ndalur tek anijet e peshkimit. Këtu janë marrë disa mostra të mbetjeve të karburantit nga anijet që qëndrojnë të lidhura në mole. Sipas burimeve përjashtohet mundësia që ndotja masive e detit dhe rërës në 7 nëntor, në plazhin e Durrësit të jetë kryer nga ndonjë anije peshkimi. Sikur të gjitha anijet e peshkimit të grumbullonin të gjitha mbetjet e tyre së bashku, mund të krijohej ndotje. Por kjo është e pamundur. Po kështu një anije e vetme peshkimi po ti derdhë në det mbetjet nuk ka asnjë lloj  mundësie të krijojë atë ndotje.  Anijet e peshkimit janë të përjashtuara paraprakisht si vend origjine i ndotjes. Monstra janë marrë tek tragetet e pasagjerëve anijet e transportit të mallrave që gjenjden aktualisht të ankoruara. Për anijet që janë larguar, nga porti hetuesit nuk kanë ansjë shans të marrin monstra për analizimin e mbetjeve.

Njëkohësisht janë marrë dokumentet në kapiteneri, për të gjitha anijet dhe tragetet që kanë hyrë e kanë dalë nga porti i Durrësit. Burimet saktësojnë se nuk janë verifikuar dot të gjtha mjetet, për shkak se tragetet janë larguar një natë më parë nga porti, ndërsa edhe anije të tjera janë larguar. Kjo bën që inspektorët e mjedisit të përjashtojnë mundësinë për të marrë monstra. Sipas burimeve është e vështirë gjetja e shkaktarit, sepse nuk përjashtohet mundësia që sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve, të jetë derdhur disa ditë më parë, ose një javë më parë në ujra territorial. Mund të jetë ndonjë target i madh apo anije transporti që të ketë bërë derdhjen në det të hapur në ujra territorial, dhe dallga e solli në Durrës një javë më vonë. Gjithçka mund të ketë ndodhur, e deri tani nuk ka asnjë anije apo pronar të dyshuar për  shkakun e ndotjes pohojnë burimet.

K.H.