Top Channel, në këngën e fundvitit, që tashmë e ka kthyer në traditë, nuk kishte përfshirë gazetarin Sokol Balla.

Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel.

Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.

Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.