Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo, i cili ishte më i njohur për hitin e tij të vitit 1993 “I Like to Move It”,

Murillo vdiq dy muaj më parë në moshën 49-vjeçare dhe sipas ekzaminuesit mjekësor të Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së tij ishte nga “toksiciteti akut i ketaminës”.

Morillo u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami pasi policia iu përgjigj një telefonate në 10:42 të mëngjesit. Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor. 

Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People: “Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”. DJ punoi me disa pseudonime, të tilla si Reel 2 Reel, i cili është emri nën të cilin u publikua “I Like to Move It”. Emra të tjerë që ai ka përdorur përfshijnë Ministers de la Funk, The Dronez, RAW dhe Smooth Touch.