Pirja e duhanit redukton konsumimin e ushqimit mesatarisht me 152 kalori për vakt. Cigarja ndikon direkt te hormoni i oreksit dhe kjo është arsyeja pse ata që e konsumojnë, shëndoshen menjëherë sapo e lënë.

Përfundimi ka dalë nga një studim i prezantuar së fundmi nga universiteti “Harokopio” i Athinës.

Pirja e duhanit duket se ndihmon në kontrollimin e peshës trupore, aq sa shpesh duhanpirësit, sidomos femrat, e përdorin këtë si një justifikim për të mos e lënë.

Nëse ndërpritet konsumimi i cigares, pesha trupore shtohet mesatarisht me 10 kile në 5 vjet.

Për të kuptuar mekanizmin që shkakton këtë shtim në peshë, shkencëtarët kanë studiuar sjelljen e disa vullnetarëve në tavolinë.

Analizat e gjakut treguan se konsumi i cigares i korrespondonte reduktimit të përqendrimit të hormonit të oreksit, i njohur me emrin grelina.